MINISTRIA KA SHPALLUR DITË JO PUNE PËR FESTAT E FUNDVITIT

Me rastin e festës së ardhshme të Vitit të Ri dhe festës fetare të Krishtlindjeve për punonjësit e besimit katolik dhe ortodoks, ditë jo pune do të jenë datat 24, 25 dhe 26 dhjetor, më pas 1 dhe 3 janari, si dhe 6, 7 dhe 8 janari u njoftua nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Sipas Ligjit për kremtimin e festave fetare, besimtarët e besimit katolik kanë të drejtën e pushimit të paguar për Krishtlindj : të premten – më 24 dhjetor, të shtunën – më 25 dhjetor dhe të dielën – më 26 dhjetor. “Viti i Ri festohet të shtunën më 1 janar dhe të dielën më 2 janar. Duke qenë se festa e dytë është e diela, dita e parë jopune është dita e nesërme, që do të thotë se dita e dytë jopune është e hënë, më 3 janar”, thuhet në njoftim. Besimtarët e besimit ortodoks kanë të drejtë të marrin leje të paguar për Krishtlindje: të ënjtën – më 6 janar (dita e Krishtlindjeve), të premten – më 7 janar (dita e parë e Krishtlindjeve) dhe të shtunen – më 8 janar (dita e dytë e Krishtlindjeve).

SHARE