Në seancën e sotme të kolegjiumit të Kuvendit të Malit të Zi, është rënë dakord që të hënën të mbahet seanca parlamentare, ku do të diskutohen ndryshimet në Ligjin për regjistrim dhe ribalancim të buxhetit.
Marrëveshja për kushtet për mbajtjen e regjistrimit të ofruar nga kryeministri Millojko Spajiq është pranuar në parim nga përfaqësuesit e opozitës parlamentare dhe këshillave kombëtare.
Marrëveshja nuk e specifikonte datën e regjistrimit, i cili, në bazë të vendimit të qeverisë Spajiq, do të kryhet nga 30 nëntori deri më 15 dhjetor.