MALI I ZI DHE KROACIA KANË MARRËDHËNIE TË FORTA DYPALËSHE, TË CILAT DO T’I PËRMIRËSOJNË NË INTERES TË QYTETARËVE

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq gjatë vizitës së tij në Shkup, ku udhëtoi në takimin e liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga rajoni me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, sot ka takuar presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq.

Mali i Zi dhe Kroacia kanë marrëdhënie të forta dypalëshe dhe të dyja vendet janë të gatshme të punojnë në përmirësimin e bashkëpunimit në interes të qytetarëve.

Kryeministri Spajiq e informoi Presidentin e Kroacisë për gjendjen aktuale në Mal të Zi duke iu referuar vendimeve të rëndësishme për vazhdimin e integrimit evropian të Malit të Zi.

„Ekziston një vullnet i fortë politik dhe vullnet i një numri të madh të partive politike për të bashkëpunuar në interesin më të mirë të qytetarëve tanë. Dora e qeverisë është e shtrirë për të gjithë ata që janë dashamirës,“ ​​tha kryeministri.

Presidenti Millanoviq përgëzoi zgjedhjen e Qeverisë së 44-të dhe tha se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të Malit të Zi.

Në takim u diskutua për situatën aktuale në rajon si dhe modelet për forcimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, kulturës dhe infrastrukturës së transportit.

SHARE