INSTITUTI: REGJISTROHEN 190 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë regjistruar sot 190 raste pozitive të infeksionit. Në Podgoricë shënohet një shifër rekord me 121 raste Brenda 24 orëve të fundit. Nga analizat e djeshme në Institut janë raportuar 3 vdekje tek pacientët pozitiv me COVID19 nga Tivati, Cetija dhe Plevla. Në 24 orët e fundit është raportuar shërimi i 278 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të shëruarve në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID19 në Mal të Zi është 3913.

SHARE