NESËR VOTOHET REZOLUTA PËR GJENOCIDIN NË SREBRENICË, PËRFSHIHEN AMENDAMENTET MALAZEZE

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork do të votojë nesër një rezolutë që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Dy amendamente të propozuara nga Mali i Zi u futën në tekstin përfundimtar, të cilat e përsërisin se „përgjegjësia penale sipas ligjit ndërkombëtar për krimin e gjenocidit nuk mund të zbatohet për asnjë komunitet etnik, fetar ose ndonjë komunitet tjetër në tërësi“ si dhe “angazhimi i vendosur për ruajtjen dhe forcimin e unitetit në diversitet në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila është caktuar për më 23 maj, dhe në rendin e ditës të së cilës është propozim rezoluta “Dita Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë 1995”, do ta përcjellin diplomatët nga Misioni i Përhershëm i Malit të Zi në OKB me seli në Nju Jork”, u njoftua dy ditë më parë nga MPJ.

SHARE