ARANZHIMET PËR VERËN TASHMË TË REZERVUARA

Edhe pse festat e këtij viti janë në mes të javës së punës, shumica do ta kalojnë atë jashtë kufijve të vendit.

Interesimi për udhëtime, siç thonë në një nga agjencitë turistike të Podgoricës, është më i madh se në festat e 1 Majit.

“Malazezët udhëtojnë në rritje çdo vit. Duke qenë se kemi 23 vjet që ekzistojmë, realisht mund të konkludojmë se ka një rritje të vazhdueshme të interesit. Ata shkojnë nga Portugalia, Spanja, Italia në destinacione të ndryshme”, thotë Srgjan Kovaçeviq.

Përveç pushimeve, shumica e atyre që e kanë zakon të udhëtojnë, kanë rezervuar me kohë aranzhimet për verën. Interesimi më i madh ka qenë prej vitesh në Greqi.

SHARE