PERËNDIMI DHE RUSIA PËRPLASEN PËR HETIMIN E NORD STREAM

Ambasadori i Rusisë në OKB Vassily Nebenzia përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së u shpreh se Moska “nuk ka besim” në hetimet e veçanta që po kryhen nga Danimarka, Suedia dhe Gjermania në lidhje me shpërthimet në Nord Stream.

Ai tha se i beson plotësisht Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për të krijuar një hetim të pavarur ndërkombëtar.

“Siç kujtojmë shumë prej nesh, në parim ishte e qartë se kush mund të qëndronte pas këtij akti të terrorizmit ndërkombëtar. Pikërisht kështu e cilësojmë atë që ndodhi. Nuk kemi zgjidhje tjetër për të arritur tek e vërteta. Hetimet që kryhen me vendet skandinave dhe Gjermaninë, jo vetëm që nuk janë transparente, por është fare e qartë se ata kërkojnë vetëm të mbulojnë gjurmët”.

Hetimet nga Danimarka, Gjermania dhe Suedia nuk kanë përfunduar ende.

Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të treja vendet konfirmuan se autoritetet ruse janë informuar në lidhje me hetimet në vazhdim të cilat deri më tani kishin vërtetuar se dëmtimi i tubacioneve ishte shkaktuar nga “shpërthime të fuqishme për shkak të sabotimit”.

Ata thanë se pasojat nga shpërthimet në lidhje me emetimet e gazeve serrë ishin të konsiderueshme dhe shqetësuese.

Në fillim të këtij muaji, Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë një postim në blog nga një gazetar investigativ amerikan që pretendonte se Shtetet e Bashkuara qëndronin pas shpërthimeve si “trillim krejtësisht i rremë “.

“Akuzat se Shtetet e Bashkuara u përfshinë në këtë akt sabotimi janë krejtësisht të rreme. Autoritetet kompetente në Danimarkë, Gjermani dhe Suedi po hetojnë këto incidente në një mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të paanshme. Britania e Madhe dënon aktet e sabotimit që synuan gazsjellësin Nord Stream. Megjithatë, nuk është e qartë për ne se pse pesë muaj më vonë, Rusia po e ndjek papritmas këtë çështje këtu me kaq urgjencë”.

Nëse hetimi i pavarur realizohet atëherë ai do të hidhej në votim në Këshillin e Sigurimit deri në fund të javës.

Një rezolutë e këshillit ka nevojë për të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina ose Rusia për t’u miratuar.

Tubacionet, të cilat lidhin Rusinë me Gjermaninë, kanë qenë në qendër të tensioneve gjeopolitike pasi Rusia ndërpreu furnizimet me gaz në Evropë si hakmarrje ndaj sanksioneve perëndimore mbi pushtimin e Ukrainës.

SHARE