INSTITUTI: 266 RASTE TË REJA, 3 VIKTIMA

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit nga pasojat e koronavirusit, kanë humbur jetën tre persona dhe janë regjistruar 266 raste të reja pozitive të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Gjatë ditës së djeshme në ISHP, janë raportuar tre vdekje nga infeksioni SARS-CoV-2 nga këto komuna: Tivari (1), Ulqini (1) dhe Podgorica (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,669. Deri në orën 15:00 u raportua shërim i 352 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 2,286.

SHARE