Qe si mund ta përmirësoni jetën tuaj
Fillestarët në përgjithësi thonë se ndiejnë menjëherë energji të shtuar, qetësi dhe mendje më të kthjellët – madje pas javës së parë.
Gjatë ditës takojmë shumë njerëz dhe dihet që njerëzit bartin energjitë e tyre. Dhe instinktivisht ne gjithashtu thithim fjalët dhe sjelljen e tyre. Por deri në mëngjes, e gjithë kjo më së shumti zhduket nga kujtesa jonë, sepse gjatë gjumit fshihen pengesat nga bota e jashtme.
Mirëpo, pos që përgatitemi fizikisht për ditën në atë mënyrë që lajmë dhëmbët dhe veshim rrobat, rregullojmë krevatin dhe ushqejmë trupin, është me rëndësi se çfarë do të fusim “brenda” dhe “pastrojmë shpirtin tonë”, në mënyrë që mendërisht të jemi të gatshëm të fillojmë ditën, transmeton Telegrafi.
Meditimi në mëngjes dhe në mbrëmje mund të jetë po aq efektiv, por në mbrëmje meditimi mund të bëhet i “vështirë”, sepse gjatë ditës kemi kaluar 8 deri në 10 orë ose më shumë në rrëmujën e botës.
Si një rutinë mbrëmjeje, ekspertët e fushës së “life coaching” këshillojnë të shkruajnë ditarin e falënderimeve. Për këto arsye, meditimi në mëngjes është më i mirë. Ndani 10-15 minuta për veten tuaj, për paqen pas zgjimit dhe mos e shikoni telefonin akoma. Do të ishte më mirë nëse nuk e shikoni orën dhe do t’i jepni trupit tuaj kohë dhe hapësirë për të bërë meditimin tuaj të mëngjesit në paqe, dhe kështu “përfundoni” mendjen tuaj në një sekuencë paqësore mendimesh dhe veprimesh gjatë ditës.
Nëse praktikoni ta nisni ditën kështu, do të shihni se në botën tuaj mund të ndodhin ndryshime fantastike. Në ditët e sotme, ka shumë meditime të drejtuara falas në internet, zgjidhni zërin dhe muzikën që ju përshtatet më shumë.
Herët në mëngjes nuk ka zhurmë, nuk ka turma dhe zhurmë të panevojshme. Nuk ka asnjë person që nuk është i përshtatshëm për meditim dhe që nuk do të përfitonte prej tij.
Dalai Lama ende mediton dhe konsiderohet si një nga njerëzit më të mençur në planet.
Lajm i mirë për fillestarët, ose njerëzit që kanë frikë nga dështimi: edhe një meditim “i dështuar” është i suksesshëm! Nëse keni shumë gjëra në mendje, gjëja më e rëndësishme është që në fund të arrini të harroni gjithçka dhe të relaksoni mendjen, të paktën për disa minuta.
Edhe shkencëtarët, duke hulumtuar efektet e meditimit, kanë konfirmuar se ai ka një ndikim të rëndësishëm në biologjinë dhe psikologjinë tonë. Përfitimet e meditimit të rregullt mund të ulin nivelin e stresit dhe ankthit, të rrisin energjinë, të mprehin mendjen dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve, të ulin kolesterolin, të ulin dhimbjet e kokës… /Telegrafi/