MASA TË REJA NGA NESËR, VAKSINAT DERI NË PRILL

Nesër, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik do të njoftojnë në një konferencë për shtyp masat e reja të miratuara nga Komisioni për luftën kundër koronës. Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Jellena Boroviniq Bojoviq, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq, Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Igor Galliq dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Dr. Borko Bajiq, do të flasin në konferencën për shtyp. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP), Igor Galliq, shpjegoi më herët sot se qëllimi është të miratojë një sërë masash që do t’i bëjnë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri të arritshme për të gjithë. Kurba epidemiologjike tregon një prirje të vogël në rënie, por intensiteti i aktivitetit të virusit është në një nivel shumë të lartë, shtoi Galliq. “Shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha. Shpresojmë që me ardhjen e vaksinave dhe një rol më aktiv të shërbimeve në miratimin dhe kontrollin e masave, ne do të kemi sukses në kapërcimin e epidemisë,” tha ai.

SHARE