900 MILIARDË DOLLARË/ SHBA MIRATON PAKETËN E COVID-19

Liderët republikanë dhe demokratë në Kongresin amerikan finalizuan një paketë prej 900 miliardë dollarësh, për të ndihmuar ekonominë e goditur nga pandemia. Një zhvillim i tillë vjen ne vazhdën e përpjekjeve që kanë vazhduar për rreth 9 muaj. “Më në fund mund të raportojmë atë që vendi ynë kishte dashur ta dëgjonte prej një kohe shumë të gjatë: Ndihma e re po vjen,” tha kreu i shumicës republikane të Senatit, Mitch McConnell. Paketa është stimuli i dytë më i madh ekonomik në historinë e SHBA-së, pas asaj prej 2.3 trilionë dollarësh të miratuar në mars. Marrëveshja vjen ndërsa pandemia po shkallëzohet, duke infektuar më shumë se 214,000 njerëz çdo ditë në SHBA. Më shumë se 316,000 amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi. Paketa parashikon 600 dollarë pagesa direkte për individët, ndërsa do të rrisë pagesat e papunësisë me 300 dollarë në javë dhe do të siguronte ndihmë për bizneset e vogla. Kongresi synon ta përfshijë paketën e ndihmës për koronavirusin në një projektligj shpenzimesh prej 1,4 trilionë dollarë që financon qeverinë deri në shtator 2021.

SHARE