GJELOSHAJ: NË KUADËR TË INTERREG EURO-MED, INSTITUCIONET E MALIT TË ZI DO TË MARRIN PJESË NË 14 PREJ TYRE

Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj bëri të ditur se nga 56 projekte që do të mbështeten në kuadër të Interreg Euro-MED, institucionet e Malit të Zi do të marrin pjesë në 14 prej tyre. 

Kështu është vendosur në mbledhjen e Komisionit për monitorimin e këtij programi të bashkëpunimit ndërmjet vendeve mesdhetare, që po mbahet sot në Lubjanë.

“Komuna e Tuzit është partneri i vetëm udhëheqës nga vendet kandidate për në BE. Vlera totale e projektit ku Komuna e Tuzit është lider është 2.95 milionë euro,” shkruan Gjeloshaj në “Facebook”. 

SHARE