Ambasada e Malit të Zi në Mbretërinë e Madhe, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Lushtica Bay, organizuan në Londër, kremtimin me rastin e 140 vjetorit të marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve.
Me këtë rast, Dunkan theksoi se kremtimi i 140 vjetorit të marrëdhënieve midis Mbretërisë së Madhe dhe Malit të Zi u zhvillua pesë muaj pasi Britania e Madhm ishte nikoqire e samitit të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër.
“Mali i Zi është mik i shkëlqyeshëm, aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe një partner evropian dhe ne ndajmë shumë qëllime dhe sfida të përbashkëta. Britania e Madhe ka marrëdhënie shumë të veçanta, historike dhe afatgjata me Malin e Zi, të cilat ne duam ti forcojmë dhe vazhdojmë këtë partneritet”, tha Dunkan.
Kremtimi u zhvillua në dhomën e famshme të Locarnos në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, ku u mbajt edhe koncerti i kitaristi më të njohur malazez të muzikës botërore Milosh Karadaglliq, raporton RTMZ.