HAN: TË GJITHA  PARTITË TË KYÇEN NË PUNËN E GRUPIT TË PUNËS

Të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë aktive në punën e Grupit të Punës për t’u marrë me ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, deklaroi Komisionari Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johanes Han.

Han ka thënë se Ad Hok, struktura parlamentare, duhet të fillojë të punojë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që ka detyra të rëndësishme dhe ambicioze përpara vetes.

“Këtu duhet kyçur edhe përfshirjen e reformës gjithëpërfshirëse zgjedhore, çështjen e ndërhyrjes politike në Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit Publik, heqjen e sfidave që lidhen me punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit, gjetjen e zgjidhjeve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe zgjidhjen e çështjeve lokale zgjedhore”, tha Han.

Han duke folur për integrimet evropiane Han theksoi se Ballkani Perëndimor kurrë nuk ka qenë më lartë në agjendën evropiane dhe se Mali i Zi, do të duhej ta shfrytëzoi këtë moment.

“Zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian nuk do ta ndryshojnë këtë. Siç kam thënë në disa raste, procesi i vërtetë i përgatitjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian është i rëndësishëm si qëllimi përfundimtar, i cili siguron: ujë më të pastër, ajër më të mirë dhe ushqim më të sigurt “, tha Han.

Ai tha se Mali i Zi ka bërë përparim të mirë në negociatat e pranimit dhe hapja e kapitujve nënkupton hyrjen në një periudhë intensive të punës.

Han rikujtoi se Malit të Zi i kanë mbetur për të hapur edhe dy kapituj tjerë. Ai tha se Kapitulli 27 mbi Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor është aktualisht në Këshillin e BE-së në pritje të marrëveshjes së shteteve anëtare dhe në Kapitullin 8 mbi konkurrencën, Mali i Zi po punon për të përmbushur kushtet për hapjen e tyre dhe se tani është veçanërisht e rëndësishme të bëhet një organ i pavarur i ndihmës shtetërore dhe plotësisht funksionale.

Han tha se në këtë fazë është shumë herët për të treguar se kur ky kapitull mund të hapet. Negociatat do të vazhdojnë në bazë të meritave të tyre. Kjo është arsyeja pse topi është tani në duart e Malit të Zi. Masat për të gjitha kapitujt japin udhëzime dhe tani është në dorë të Malit të Zi të punojë në këto udhëzime për të përparuar më tej në negociata”, deklaroi Han.

SHARE