SPORTISTAT E KLUBIT “BESA” DEKOROHEN ME MEDALE

Gjatë vikendit të kaluar Klubi Taekwondo “Besa” muar pjesë në dy gara tepër të rëndësishme në Kroatia Open ku muaren pjesë afro 900 pjesëmarrës nga Evropa dhe krejt bota në konkurrencë kadet, junior dhe senior. Klubi  Besa e përfaqësuan Angjella Berishaj në kategori juniore -68 kg dhe poashtu junior Benan Jusufgjokaj në kategori – 48kg. Kampionati u mbajtë në Dom Sportova në Zagreb në praninë e afro 1000 shiquesve. Sportistat e klubit Besa u dekoruan me dy medale Angjella Berishaj me medale argjendi dhe Benan Jusufgjokaj me bronxi. Ndërsa në frontin tjetër klubi Besa muar pjesë në kampionatin e shteteve të vogla të Evropes ku muaren pjesë klubet  nga 9 shtete dhe 103 garues në konkurrencën kadet junior dhe senior në kategori Olimpike për junior dhe senior ndërsa kadetet në kategori standarde. Nga Klubi Besa muaren pjesë 7 sportista, ditën e parë ishin junioret:

Lleo Gegaj – vendi lll 

Aurora Vulaj – vendi lll

Isra Jusufgjokaj – vendi lll

Andrea Berishaj 

Damjan Juncaj 

Ditën e dytë në program ishin dy senior po në të njëjtën kategori olimpike -68kg Zinedin Beqaj dhe Marko Ujkaj. Beqaj fitoi dy lufta bindshëm me ndërprerje në raundat e dyta dhe në të tretën në finale humbi nga perfaqsuesi Luksemburgut të cilin e ka fituar para një muaji në kampionatin Evropian. Në anën tjetër Mark Ujkaj për herë të parë muar pjesë si senior dhe ndeshjen e parë e fitoi ndërsa e dyta ishte poashtu me të njejtin kundershtarë që u perballua Beqaj në finale. Trajneti i klubit Besa, Nikollë Gegaj, tha se është deri diku i kënaqur me këto rezultate edhe pse pritshmëritë nga ana e tij janë shumë të mëdha. Ai poashtu njoftoi se 3  junior do të marrin pjesë në kampionatin botërorë për junior i cili mbahet në fillim të gushtit në Sofia të Bullgarisë. 

SHARE