TË SHTUNËN DO TË MBAHET ORA E KRYEMINISTRIT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, do t’u përgjigjet të shtunën pyetjeve të deputetëve në një seancë të posaçme të Kuvendit, kushtuar Orës së Kryeministrit.

Kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq, ka bërë të ditur në njoftimin për thirrjen e seancës se afati për dorëzimin e pyetjeve për kryeministrin në formë të shkruar është të premten deri në orën 12:00.

Në rendin e ditës së seancës janë edhe pyetjet e deputetëve që lidhen me një temë të caktuar.

“Propozimin me temën e saktë për të cilën do të parashtrohen pyetjet, si dhe emrin dhe mbiemrin e ministrit përgjegjës, klubet parlamentare të shumicës duhet t’ia dorëzojnë kryetarit të Kuvendit në formë të shkruar”, thuhet në njoftim.

Seanca është caktuar të fillojë në orën 10:30.

SHARE