NË PODGORICË, DITA E 27-të TROPIKALE, NXEHTË DERI MË 1 KORRIK – 38 ° C

Meteorologu Branko Micev tha se në ditët në vijim na pret mot me diell, me kushte për reshje lokale shiu pasdite në veri dhe mjedise malore të kryeqytetit. Micev tha se sot në Podgoricë do të jetë dita e 27-të tropikale e këtij sezoni, ndërsa vitin e kaluar kemi pasur 20 në të njëjtën ditë. Temperatura e ajrit në zonën e Podgoricës dhe Danillovgradit do të jetë ndërmjet 33 dhe 35 gradë. Nga e premtja deri në fillim të korrikut na pret mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me temperatura deri në 38 gradë.

SHARE