MINISTRI DUKAJ U TAKUA ME KRYETARIN E KKSH-së

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, u prit dje në takim nga Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj dhe sekretari i shtetit, Agron Camaj. Nika përmes një postimi në Facebook theksoi se ministrit Dukaj i uruan punë sa më të frytshme dhe të mbarë në detyrën e re si ministër, më këtë rast diskutuan për disa çështje me rëndësi për shqiptarët në Mal të Zi, si: definimi i statusit të këshillave kombëtare; nevoja për përkujdesjen për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike ku parashihet me ligj, sidomos në trevat ku jetojnë shqiptarët; nevoja e bashkëpunimit për evidentimin përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në institucionet publike në Mal të Zi, etj. Ky takim ishte një hap i mbarë ku shpresojnë se në vazhdim do të kenë bashkëpunime më konkrete.

SHARE