Përfaqësuesit e Malit të Zi Demokratik dhe Lëvizjes Qytetare URA, nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi, i cili, siç u njoftua, lë hapësirë për koalicion në zgjedhjet lokale, por vendimin për këtë do ta sjellin në organet partiake. Këtë Memorandum e nënshkruan liderët e këtyre dy partive, Alleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, të cilët në një konferencë të përbashkët për shtyp theksuan se nuk ka të bëjnë me marrëveshje për koalicion, por për formalizim të mëtejshëm të bashkëpunimit të mirë që kanë pas deri tani.
Abazoviq tha se ideja e të dy partive, që nga themelimi i tyre, ishte që Mali i Zi, duhet të ndryshojë në themelet e një shteti të civilizuar, i cili do të jetë në gjendje të organizohet në mënyrë më kualitative.
Ai vuri në dukje se vetëm njerëzit e rinj, që mbartin disa vlera të reja në vetvete dhe që nuk janë të ngarkuar nga fantazmat e së kaluarës, mund ta realizojnë Malin e Zi evropian, ashtu siç e meritojnë të gjithë qytetarët e saj.”Kjo është nisja e një lokomotive që ka nevojë që Malin e Zi, ta sjellë së pari drejt ndryshimeve politike dhe pastaj në Bashkimin Evropian”, tha Abazoviq.
Siç theksoi Abazoviq Mali i Zi, ka nevojë të bëj ndryshimin e pushtetit. M”Dhe për të ardhur deri te kjo, duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të bisedojmë, të pranojmë të gjitha dallimet që janë të dukshme dhe ta bëjmë Malin e Zi edhe më të pasur dhe në këtë mënyrë të tregojmë se jemi të gatshëm për unitet”, tha Abazoviq.
Ndërsa lideri i Malit të Zi Demokratik, Alleksa Beçiq, tha se bashkëpunimi më intensiv midis Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura, është një përgjigje ndaj dëshirave, pritjeve dhe nevojave të qytetarëve të Malit të Zi.
Sipas tij, Demokratët dhe URA kanë shumë gjëra të përbashkëta, të cilat i ndajnë ata nga konkurrenca e tyre politike.
“Ne jemi vërtetë dhe sinqerisht të përqendruar në pajtimin e Malit të Zi, sepse ne konsiderojmë se ka shumë primitivizëm ballkanik dhe lojëra të montuara ideologjike të elitave politike që i pamë në periudhën e mëparshme, ku kanë fituar të gjithë ata që kanë lozur dhe kanë humbur ata persona të cilët kanë shikuar “, tha Beçiq.