Seancën e udhëhoqi këshilltari më i vjetër Naser Krkanoviq, në gjuhen malazeze me përkthim edhe në gjuhën shqipe.
Për kryetar të Kuvendit të Komunës së Tuzit,u zgjodh Fadil Kajoshaj, nga radhët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve për të cilin votuan 20 këshilltarë nga radhët e opozitës, ndërsa këshilltarët nga opozita nuk morën pjesë në votim.
Pas marrjes së detyrës si Kryetar i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, falënderoi këshilltarët për përkrahje.
Në fillim të seancës, u konstatua dorëheqja e këshilltares së Alternativës Shqiptare Lindita Çunmulaj, ndërsa në vend të saj këshilltare do të jetë Lindita Gjonaj.
Shumica parlamentare përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve me 14 këshilltarë, Partia Boshnjake me tre këshilltarë, Unioni Demokratik i Shqiptarëve me dy këshilltarë dhe Social Demokratët me një këshilltarë.
Kurse nga radhët e opozitës Alternativa Shqiptare numëron 7 këshilltarë, Lidhja Demokratike Shqiptare tre këshilltarë dhe Mali i Zi Demokratik dy këshilltarë.
Siç pohohet Kryetari i komunës së Tuzit do të zgjedhet në seancën e radhës dhe do të jetë nga radhët e PDS-së.