TRI SEANCA TË JASHTËZAKONSHME TË KUVENDIT MË DATAT 3 DHE 4 SHKURT

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq, ka caktuar tri seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit më datat 3 dhe 4 shkurt. Më 3 shkurt, deputetët do të vendosin mbi propozimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe emërimin e ministrit aktual të Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq, për zëvendëskryeministër. Fillimi i asaj seance është caktuar për në orën 11. Një ditë më vonë, më 4 shkurt, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të caktuar për në orën 10 do të votohet propozimi i Qeverisë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit. Seanca e tretë e jashtëzakonshme, në të cilën do të votohet iniciativa e 31 deputetëve për mosbesimin e Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit, është caktuar po të njëjtën ditë për më 4 shkurt në ora 11:00.

SHARE