TË ARDHURAT NGA TURIZMI 916 MILIONË EURO

Të hyrat nga turizmi në nëntë muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, arritën në 916 milionë euro, thuhet në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit. Nga ai dikaster qeveritar thanë se numri i të hyrave është rritur për 30 për qind krahasuar me vitin e kaluar. “Përpjekjet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit kontribuojnë në rritjen e fuqishme të turizmit në Mal të Zi”, thuhet në llogarinë e tyre në Twitter.

SHARE