BRAJOVIQ: MALI I ZI DËSHMON SE BALLKANI MUND TË JETË PJESË E NJË EVROPE TË ZHVILLUAR

Mali i Zi me politikë të mençur, marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, dëshmon se Ballkani mund të jetë pjesë e një Evrope të suksesshme dhe të zhvilluar, deklaroi Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.

Ai gjatë konferencës së presidentëve të shteteve evropiane me më pak se një milion banorë e cila po mbahet në Lihtenshtajn, ka thënë se Mali i Zi , gjindetende në një mjedis historik të ngarkuar, ekonomikisht të pazhvilluar, me shumë çështje të hapura midis fqinjëve të saj.  “Megjithatë, me politikën e tij të mençur, marrëdhëniet e mira me të gjithë fqinjët dhe përkushtimin në reforma Mali i Zi dëshmon se Ballkani mund të jetë pjesë e një Evrope të suksesshme dhe të zhvilluar”, tha Brajoviç në sesion të përkushtuar për sovranitetin, origjinën dhe njohjen ndërkombëtare të shteteve të vogla.  Brajoviq tha se megjithëse demokracia malazeze ballafaqohet me sfida të shumta,  e inkurajon fakti që qytetarët i kuptojnë proceset dhe kanë besim në institucionet shtetërore, të cilat tregojnë aktivizimin ose vendosmërinë për të krijuar fatin e tyre në zgjedhje. Në thelb, politika e jashtme e Malit të Zi është, siç tha ai,  në ndërtimin dhe edukimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Brajoviq tha se pas integrimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, përparësi kyçe kanë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

SHARE