SHPALLET KONKURSI PËR REGJISTRIM NË SHKOLLËN E MESME

Ministria e Arsimit ka shpallur konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasat e para të shkollave të mesme në Mal të Zi për vitin shkollor 2022/2023. Siç thuhet në njoftim, në konkursin për regjistrim në klasën e parë të shkollës së mesme aplikojnë kandidatët të cilët kanë mbaruar shkollën fillore dhe të cilët nuk janë më të vjetër se 17 vjeç në momentin e paraqitjes së aplikimit. “Aplikimi për Konkurs dorëzohet në datat 27, 28 dhe 29 qershor 2022 (deri në 00:00) dhe më 30 qershor 2022 (deri në orën 15:00). Aplikimi për konkurs dorëzohet në mënyrë elektronike në adresën www.upisi.edu.me. Një nxënës që përdor aplikacionin e regjistrimit për herë të parë duhet të regjistrohet paraprakisht.” Komisioni, gjatë afatit për paraqitjen e aplikimeve për regjistrim në shkollë, është i obliguar që çdo ditë deri në orën 16, të publikojë listën e përditësuar të renditjes së kandidatëve të regjistruar atë ditë deri në ora 15, për t’i informuar ata për vendin në ranglist.

SHARE