Vazhdon beteja gjyqësore e Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard

Sot (mërkurë) më 20 prill shënohet dita e gjashtë e gjyqit mes Johnny Depp dhe Amber Heard.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” kërkon të marrë 50 milionë dollarë dëmshpërblim për shkak të një shkrimi që ish-gruaja e tij e publikoi në Washington Post në 2018, megjithëse nuk e përmendi emrin e tij, dhe më pas Heard ka paditur për një shumë prej 100 milionë dollarë.

Dje, më 19 prill, Depp dëshmoi dhe ka rrëfyer disa incidente nga jeta e tij, ku përfshihej ish-bashkëshortja, Amber Heard.

Ai pritet të dalë edhe një herë në tribunë, ku seanca do të rifillojë në orën 10:00 me orën lokale, që është ora 15:00 në Angli dhe 16:00 në Evropën Qendrore.

Gjyqi që përfshin ish-çiftin e njohur, Depp dhe Heard, është duke u zhvilluar në Fairfax, Virginia.Lexo po ashtu:Në gjyqin kundër ish-bashkëshortes, Johnny Depp thotë se nuk ka goditur asnjë grua në jetën e tij

Në raportimet e reja, Depp e akuzoi Heard se ajo ose mikja e saj e ngushtë kishin kryer nevojën në shtratin e tij, në ditëlindjen e 30-të të aktores.

Johnny Depp (Foto: YouTube)

Ndërkaq, Johnny ditën e djeshme hodhi poshtë të gjitha akuzat duke thënë se nuk ka goditur asnjë grua në jetën e tij.

“Unë kurrë nuk e godita zonjën Heard, as nuk kam goditur ndonjë grua në jetën time”, dëshmoi ai. /Telegrafi/

SHARE