Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi ishin konkurruese, kandidatët nuk ishin gjithëpërfshirës dhe mangësitë e kahershme në kornizën ligjore dhe rregulloret për financimin e fushatës mbetën të pazgjidhura, thuhet në njoftimin e sotëm të vëzhguesve ndërkombëtarë.
Misioni i përbashkët vëzhgues i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PSSE) dhe Parlamenti Evropian (PE) konstatoi se, megjithëse kuadri ligjor formon një bazë të përshtatshme për zgjedhje demokratike, boshllëqet dhe paqartësitë e shumta në fushat nga legjislacioni zgjedhor e deri te financimi i fushatës minojnë efektivitetin e tij dhe tregojnë nevojën për një reformë gjithëpërfshirëse.
Ata vlerësuan se zgjedhjet u mbajtën në një krizë institucionale dhe ngërç politik, që çoi në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vetëm tre ditë para zgjedhjeve presidenciale.


Dita e zgjedhjeve në Mal të Zi kaloi si në vendet e Evropës Perëndimore, tha kryeministri Dritan Abazoviq, duke shtuar se pret që një trend i tillë të vazhdojë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Siç tha ai, fokusi nuk është më tek e kaluara, por tek gjërat e tjera – ekonomia, progresi, zhvillimi.
“Unë e konsideroj një progres të madh në krahasim me periudhën paraprake”, ka shtuar Abazoviq.
Ai vlerësoi se në të ardhmen në përgjithësi gjithçka do të jetë ndryshe dhe më e lehtë.
“Pas qeverisë së 43-të, Mali i Zi është një vend shumë më i mirë për të jetuar. Të gjithë duhet të jemi krenarë për këtë”, tha Abazoviq.