Mish pule në salcë kremoze nga vera e bardhë: Provoni diç të re dhe të pazakonshme!

Drekë fenomenale e gatshme për pak më shumë se gjysmë ore!

Përbërësit:

– 4 copë gjoks pule;
– 1 lugë vaj ulliri;
– 1 lugë e vogël kripë;
– 1 lugë e vogël piper;
– 2 thelpinj të grirë hudhre;
– 20 gramë gjalpë;
– 60 mililitra verë të bardhë;
– 120 gramë djathë të butë;
– 180 gramë ajkë për zierje.

Përgatitja:

Mishit të bardhë të pulës qitni kripë dhe piper nga të dyja anët.

Vajin e ullirit dhe gjalpin nxeheni në një tenxhere të madhe në temperaturë mesatare dhe në të qiteni mishin, fërgojeni 4 – 5 minua nga të dyja anët, apo derisa të skuqet.

Mishin e pulës hiqeni dhe vendoseni në pjatë. Në të njëjtën tenxhere qitni hudhrën dhe fërgojeni një deri në dy minuta, pastaj shtoni verën e bardhë dhe lëreni të vlojë, derisa të avullojë pak lëng.

Përzieni dhe zieni sërish rreth dy minuta. Pastaj shtoni djathin e butë dhe ajkën për zierje dhe zieni duke përzier derisa djathi të bashkohet tërësisht dhe të bëhet salcë e unifikuar.

Kthejeni mishin e pulës në tenxhere dhe futeni në furrë shporeti edhe një deri në dy minuta.

Shërbejeni të ngrohtë.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

SHARE