Panairi i sipërmarrësve të rinj të Malit të Zi, i cili tradicionalisht mbahet gjatë javës globale të sipërmarrjes, hapi edicionin e tij të gjashtë. Mbi 30 sipërmarrës të rinj nga vendi dhe rajoni do të prezantojnë bizneset e tyre në qendrën tregtare Big Fashion në datat 18 dhe 19 nëntor nga ora 10:00 deri në orën 22:00. Panairi do të shoqërohet me një program të pasur muzikor, nga ora 17-21.
![](https://tvboin.com/wp-content/uploads/2022/11/607A47E6-2FA5-4DCD-8A27-B99CB62B7889.jpeg)
![](https://tvboin.com/wp-content/uploads/2022/11/607A47E6-2FA5-4DCD-8A27-B99CB62B7889.jpeg)
Në hapjen e panairit, kryetarja e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, tha se Bashkimi Evropian e mbështet këtë eveniment për tre vite me radhë, në shenjë përkushtimi ndaj të rinjve në biznes në këtë vend.