LINDON GJELAJ EMËROHET UD DREJTOR I GJIMNAZIT “25 MAJI” TUZ

Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve në Mal të Zi ka emëruar Lindon Gjelaj për ushtrues detyre të drejtorit të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz. Gjelaj me profesion është profesor i Sociologjisë, ku këtë profesion e ka ushtruar për vite me rradhë në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz. Përveç angazhimit mbi 15 vjeçar si profesor, Gjelaj ka qenë për disa mandate edhe këshilltarë në Kuvendin Komunal të Komunës së Tuzit.  Vitet e fundit ka mbajtur pozitën e Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike të Malit të Zi. Aktualisht Gjelaj është edhe kryetar i Degës së Alternativës Shqiptare, për Malësi.

SHARE