FEJZIQ UROI BAJRAMIN DHE BËRI THIRRJE PËR VAKSINIM

Reis i Komunitetit Islamik në Mal të Zi, Rifat Fejziq, u uroi të gjithë besimtarëve mysliman për Bajramin dhe tha se lutjet e tyre për shpëtimin e njerëzimit nga pandemia nuk do të jenë të plota pa kontribut personal, pra vaksinimin. Në mesazhin e tij të Bajramit, Fejziq tha se, për shkak të rrethanave të njohura të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, myslimanët në të gjithë botën nuk do të kenë mundësi t’i përgjigjen thirrjes së Zotit dhe të kryejnë Haxhin as këtë vit. “Le të pranohen lutjet tona në Bajram dhe Allahu të na ndihmojë që të ndryshojmë për mirë. Duke iu lutur Zotit për paqen, lirinë dhe drejtësinë në botë, unë i uroj Bajramin të gjitha grave dhe burrave myslimanë në vend dhe diasporë,” tha Fejziq.

SHARE