FYHET DEPUTETI NIMANBEGU PËR PËRDORIMIN E GJUHËS SHQIPE NË PARLAMENT

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi dhe kryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu gjatë ditës së djeshme është fyer rëndë nga Radomir Radonjiq, drejtor i HE “Piva”, i cili nëpërmes të rrjetit social FB ka përqeshur diskutimin në gjuhën shqipe të  deputetit Genci Nimanbegu gjatë seancës së Kuvendit të Malit të Zi të mbajtur me datën 12 nëntor 2021. Në këtë postim të drejtorit Radonjiq, Nimanbegu ka reaguar ashpër dhe ka ftuar kryeministrin Krivokapiq dhe ministrin Bojaniq që të veprojnë me reagime adekuate ndaj drejtorit Radonjiq, i cili sipas Nimanbegut është kuadro i qeverisë së re. “Tani e vlerësoj që niveli i gjuhës së urrejtjes, fyerjeve, ka tejkaluar çdo masë  prandaj   nëse bëhet fjalë për një zyrtar të punësuar në një ndërmarrje  shtetërore (HE PIVA), pres reagimin tuaj dhe marrjen e masave të duhura në përputhje me kompetencat tuaja,” tha ndër të tjera Nimanbegu. Kreu i forcës Genci Nimanbegu tha se qeveria është përgjegjëse për gjuhën e urrejtjes që i është drejtuar drejtori i Hidrocentralit Piva, Radomir Radonjiq. Deputeti i FD-së, Sllaven Radunoviq, i ka kërkuar falje për këtë, dhe fjalët e Radonjiqit në Facebook janë dënuar nga disa deputetë në seancën e Kuvendit.

SHARE