“GAZETARËT TË VEPROJNË TË ÇLIRUAR NGA ÇDO KËRCËNIM”

Komisioni evropianë – KE , dënon çdo sulm dhe kërcënim kundër gazetarëve, ka theksuar zëdhënësja e Komisionit Evropianë Ana Pisonero Hernandez në pyetjen e gazetarit të TVMZ në Bruksel që të komentojë sulmet verbale kundër gazetarës të TVMZ Dushka Pejoviq , pas intervistës me njërin nga liderët e koalicionit të ri. “Është e domosdoshme që gazetarët të kenë mundësi që ta kryejnë punën e vetë të çliruar nga çdo formë e kërcënimit dhe dhunës, shqetësimeve ose frikësimeve me qëllim që tu mundësohet qytetarëve qasja në të gjitha informacionet”, ka vlerësuar Pisonero për TVMZ. Ajo ka theksuar se organet kompetente duhet të garantojnë ndjekjen efikase gjyqësore të gjitha rasteve të dhunës fizike dhe verbale kundër gazetarëve. Mediat e lira dhe pluralizmi janë gurthemeli kryesor i çdo demokracie dhe është njëra nga fushat kryesore në të cilën Mali i Zi duhet të tregojë progres me qëllim që të përparojnë rrugën drejtë BE, ka theksuar Pisonero , duke shtuar se këtu përfshihen edhe hetimet e sulmeve të mëparshme kundër gazetarëve në Mal të Zi.

SHARE