NJË VALË E RE TROPIKALE PO VJEN, DO TË JETË DERI NË 40 GRADË

Tanja Mirkoviq nga Instituti Hidrometeorologjik i Malit të Zi tha për TVMZ se nga e enjtja pritet një valë e re tropikale në Mal të Zi.

“Në ditët në vijim pritet një fluks shtesë i ajrit të ngrohtë, advekcion i ngrohtë nga veriu i Afrikës, i cili do të shkaktojë mot jashtëzakonisht të ngrohtë në Mal të Zi. Temperatura më e lartë ditore e ajrit në zonat më të nxehta, me siguri do të arrijë 40°C”, tha Mirkoviq.

Kulmi i kësaj vale, siç theksoi ajo, pritet diku nga e enjtja-e premte.

Nga e diela pritet një rënie e lehtë, mot pak më i freskët në fillim të javës, por ende shumë i ngrohtë.

Sot dhe ditët në vijim do të kemi vlera jashtëzakonisht të larta të indeksit UV.

Sot, mbi 8.5 njësi UV dhe patjetër që është e nevojshme të shkurtohet koha e kaluar në diell nga ora 11 e mëngjesit deri në 4 pasdite, paralajmëron Mirkoviq.

Nga e enjtja pritet vranësira e herëpashershme e ulët dhe mesatare. Të shtunën, në orët e pasdites, në zonat malore, kryesisht në veri, vende-vende me rritje mesatare të vranësisë, priten reshje të shkurtra shiu ose shira të shoqëruar me bubullima.

Deri të shtunën është mot stabil, jashtëzakonisht i ngrohtë, me mot më të ngrohtë çdo ditë.

SHARE