Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të investojë në zhvillimin e aeroporteve të Tivatit dhe Podgoricës, ndërsa mjete të konsiderueshme do të ndaj për agrobiznesin, deklaroi nënkryetari i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Allan Pillu, për Radio Televizionin e Malit të Zi.
“58 projekte, me vlerë prej 562 milionë euro kryesisht në sektorin e energjisë, duke përfshirë energjinë e rinovueshme, rrugët, ujësjellësin në ndërmarrjet lokale të vogla dhe të mesme do të ishte poshtë asaj që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka arritur të bëjë në Mal të Zi. Dhe nuk do të ndalet vetëm këtu, theksoi nënkryetari i Bankës, Allan Pillu.
“Mali i Zi është, mbi të gjitha, një vend turistik. Prandaj, ne do të investojmë energji të madhe në zhvillimin e sektorit lokal të agrobiznesit. Veçanërisht në fruta, perime dhe mish”, tha Pillu.
Pillu thekson se ata janë të vetëdijshëm për nevojën për zhvillimin e infrastrukturës rrugore.
“Ne do të mbështesim zhvillimin e aeroporteve në Tivat dhe Podgoricë, si dhe sigurisht, do të mbështesim zhvillimin e infrastrukturës rrugore, duke përfshirë ndërtimin e autostradës për në Serbi, si dhe korridorin Adriatiko-Jon që do të lidhë Kroacinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë”, deklaroi Pillu.
Kur gjendja makroekonomike dhe financiare në Mal të Zi është në rrezik, Pillu theksoi se një numër i madh treguesish po shkojnë në drejtimin e duhur.
“Rritja e GDP është e mirë dhe inflacioni është nën kontroll. Papunësia është, siç e dini, ende e lartë dhe ajo që ne gjithmonë bëjmë në Bankën Evropiane është të ndihmojë në krijimin e vendeve të reja të punës në çdo vend “, tha Pillu.
Sa i përket barrierave të biznesit, Pillu theksoi se sundimi i ligjit në Malin e Zi, duhet të përmirësohet.