MALI I ZI TË JETË I KËNAQUR ME SHKALLËN E VAKSINIMIT

Mali i Zi dhe qytetarët e tij mund të jenë të kënaqur me nivelin e vaksinimit, tha Shefja e Zyrës së OBSH-së në Mal të Zi, Mina Brajoviq. Ajo vuri në dukje se ne jemi ende në fazën akute të një pandemie dhe se kujdesi është ende i nevojshëm. Duke folur për vaksinimin masiv në Mal të Zi, Brajoviq, si mysafire në programin e mëngjesit në Televizionin e Malit të Zi, tha se shifrat flasin më shumë për veten e tyre. “Sepse nëse shohim numrin dhe përqindjen e vaksinuarve në Mal të Zi dhe nga ana tjetër që rreth 11% është mbulimi mesatar i dozës së parë në vendet e nivelit të mesëm ku bën pjesë Mali i Zi, kjo mesatare në rajonin e Evropës që përfshin 53 shtete është rreth 20%. Unë mendoj se këto janë arsye që Mali i Zi dhe qytetarët e tij duhet të jenë të kënaqur,” tha Brajoviq. Ajo përgëzoi autoritetet kombëtare dhe qytetarët për qëndrimin e tyre të përgjegjshëm ndaj imunizimit, i cili është shtylla kurrizore e gjithë përgjigjes kombëtare ndaj Covid-19.

SHARE