SEKULLIQ: TË MUNDËSOHEN SA MË SHUMË SHËRBIME DIGJITALE

Ministrja e ekonomisë Dragica Sekulliq, deklaroi se Qeveria e Malit të Zi, planifikon që në periudhën e ardhshme të ua mundësoj qytetarëve sa më shumë shërbime në formë digjitale, pasi që sipas saj nga ata në atë fushë marrin informata të mira.

“Ne synojmë të kemi sa më pak letra dhe sa më shumë shërbime në formë dixhitale. Prandaj kjo është diçka për të cilën ne do të punojmë në të ardhmen “, ka thënë Sekulliq për agjencinë Mina-biznes në Samitin e parë dixhital të Ballkanit Perëndimor, i cili  po mbahet në Shkup.

Ajo shtoi se në Mal të Zi çdo aplikim i ri i cili i ndihmon qytetarët fiton një përgjigje të mirë. Ajo theksoii se qëllimi i Qeverisë është që secili qytetar në çdo qytet të Malit të Zi të mund të aksesojë në mënyrë të barabartë serviseve të caktuara publike, pa shkuar në qendrën për informacione të Qendrës Klinike të MZ dhe pa pasur nevojë që analizat ti ketë në letër.

Sekulliq tha se vlerësimi i përbashkët i samitit ishte se përveç faktit që vendet e rajonit duhet të merren me infrastrukturën dhe tregtinë, ato duhet të merren gjithashtu edhe me digjitalizimin, si një nga sektorët e domosdoshëm që ndihmon në zhvillimin e ekonomisë.

SHARE