Mali i Zi ka bërë disa përparime në aspektin e kritereve ekonomike, por i nevojiten përpjekje shtesë për të kapërcyer sfidat e vazhdueshme, veçanërisht në nivelin e lartë të borxhit publik, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian .
“Sa i përket kritereve ekonomike, Mali i Zi ka bërë një farë progresi dhe është përgatitur mesatarisht në zhvillimin funksional të tregut të ekonomisë”, vlerësohet në Raportin e progresit. Nga Komisioni Evropian vlerësuan se stabiliteti makroekonomik dhe ai fiskal janë forcuar, por nevojiten përpjekje shtesë për të kapërcyer sfidat e vazhdueshme, në veçanti në nivelin e lartë të borxhit publik.
“Ekonomia po rritet vazhdimisht që nga viti 2013 në kushtet e inflacionit të ulët apo atij mesatar”, shtohet në Raport. p
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogerini, ka thënë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe se në të ardhmen do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
Ajo vlerësoi se nga të gjitha vendet kandidate Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë përparimin më të madh në procesin e integrimeve.