NUK KA RASTE TË REJA TË KORONAVIRUSIT, DY NË IZOLIM

Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, nuk ka pacientë të rinj me koronavirus. Pas regjistrimit të dy rasteve të para në Mal të Zi mbrëmë, gratë që janë të infektuara me koronavirus janë në gjendje të shëndetshme stabile. Pacientja me koronavirus, e cila është nga Ulqini e lindur në vitin 1948, e cila qëndroi në SHBA, gjindet në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, po ndjehet mirë, por duke qenë se është e moshuar, ajo është mbajtur në trajtim. Një paciente tjetër, gjithashtu që vuan nga koronavirusi, i cila është nga Podgorica, por po i nënshtrohet trajtimit në shtëpi. Sipas një raporti nga Instituti i Shëndetit Publik nën mbikëqyrjen sanitare shëndetësore, në Mal të Zi janë 2.662 persona të cilën kanë qenë para 14 ditëve në zona të prekura nga ky virus.  “Dje në Laboratorin e Institutit, kemi përfunduar përpunimin laboratorik të 7 mostrave, duke e çuar numrin e personave të testuar në 104. Në dy persona, është konfirmuar koronavirusi i ri COVID-19”, thuhet në deklaratë. Instituti njoftoi se ata janë duke monitoruar nga afër zhvillimin e situatës epidemiologjike dhe rregullisht do të informojnë publikun në periudhën e ardhshme.

SHARE