ABAZOVIQ: MASHTRIM PREJ MË SHUMË SE NJË MILION EURO U ZBULUA NË MINISTRINË E BRENDSHME

Ne Ministrine e Brendshme (MUP) është zbuluar një mashtrim prej më shumë se një milion euro fondesh të siguruara nga Bashkimi Evropian (BE) përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të buxhetit përmes Marrëveshjes së Shengenit, tha sot në një konferencë shtypi Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq. Ky është një donacion për të siguruar prokurimin e pajisjeve për mbikëqyrjen e kufirit detar me Kroacinë dhe Shqipërinë. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Rade Millosheviq, njoftoi se pajisjet e blera nuk funksiononin. “U siguruan pajisje shumë më të këqija, pesë herë më të lira se ajo e paguar dhe kompania që fitoi tenderin, siç dyshohet, hoqi afishe nga pajisjet që u prokuruan dhe ngjiti afishe të ndërmarrjeve të njohura,” tha Millosheviq, duke shtuar se është një skandal i paparë.

SHARE