RRËZIMI I HELIKOPTERIT NË UKRAINË / TË PAKTËN 18 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE MINISTRI I BRENDSHËM

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, përfshirë ministrin e Brendshëm të Ukrainës dhe dy të mitur, pas përplasjes së një helikopteri pranë një kopshti fëmijësh në periferi të Kievit të mërkurën. Sipas Ihor Klymenko, shef i Policisë Kombëtare të Ukrainës, nëntë nga të vrarët ishin në bordin e helikopterit. Ministri, Denys Monastyrsky, ishte një nga tetë personat në helikopter. Zëvendësi i tij Yevgeniy Yenin dhe sekretari i shtetit gjithashtu humbën jetën. Bëhet e ditur se janë edhe 22 persona të plagosur, mes tyre 10 fëmijë. Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se “në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm fëmijë dhe punonjës të kopshtit”. Kuleba shtoi se ka njerëz të lënduar, por nuk dha detaje tjera. Ekipet mjekësore, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, shtoi ai.

SHARE