GJELOSHAJ: SHQIPTARËT DO TË KENË GJYQTAR EDHE NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Kryetari i Alternativës Shqiptare, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Malit të Zi Nik Gjeloshaj bëri të ditur Forumi Shqiptar mbështet plotësisht kandidaturën e z. Faruk Resulbegoviq për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi.

“Integrimi dhe faktorizimi i profesionistëve dhe intelektualëve të nderuar tëpopullit shqiptar po rritet çdo ditë, që është edhe një dëshmi se politika e Forumit Shqiptar është shumë superiore dhe hap mundësinë për shprehjen e personelit profesional nëpërmjet pjesëmarrjës tonë në qeveri,“ ka theksuar Gjeloshaj.

Kompletimi i institucioneve gjyqësore, siç thotë Gjeloshaj, është prioritet i qeverisë malazeze dhe shtoi se së bashku në dialog me opozitën do të bëjnë zhbllokimin e rrugës së tyre evropiane.

„Përveç menaxhimit të bashkive, ministritë dhe administratat kërkuese, tani mund të shtojmë edhe një arritje, dmth do të kemi gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Faruku nuk do të jetë gjyqtar vetëm pse është shqiptar, do të jetë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese sepse i ka të gjitha kualifikimet profesionale për këtë pozitë kaq të rëndësishme,“ përfundoi Gjeloshaj.

SHARE