50 MILIARDË EURO PËR RINDËRTIMIN E UKRAINËS, PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON PROPOZIMIN

Parlamenti Evropian votoi për të miratuar një propozim për financimin e “rimëkëmbjes, rindërtimit dhe modernizimit” të Ukrainës, një projekt që nis nga viti 2024 dhe kap një vlerë prej 50 miliardë eurosh.

Votimi për krijimin e Lehtësimit të Ukrainës, siç njihet paketa e financimit, u mbështet nga 512 eurodeputetë, 45 kundërshtuan dhe 63 abstenuan.

Lehtësimi e Ukrainës do të jetë pjesë e buxhetit afatgjatë të BE-së, i cili “është varfëruar rëndë pas krizave të shumta që kanë ndodhur që nga viti 2021”, sipas zyrës së shtypit të unionit.

Komisioni Evropian zbuloi për herë të parë propozimet për Lehtësimin e Ukrainës në qershor 2023, me synimin për të financuar shpenzimet aktuale të Kievit dhe rindërtimin urgjent përmes granteve, kredive koncesionare dhe garancive.

Propozimi u bë publik përpara Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës më 22 qershor në Londër, ku donatorët diskutuan mënyrat për të ndihmuar rindërtimin e Ukrainës.

Ai do të financohet nga kontributet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe do të mbulojë periudhën 2024-2027.

Nga ana tjetër qeverisë së Ukrainës i kërkohet të zbatojë “reformat kryesore në rrugën e saj të pranimit në BE” në mënyrë që të ketë akses në këtë mbështetje, shpjegoi Komisioni Evropian.

“Theks i rëndësishëm do të vendoset në reformën e administratës publike, qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, anti-korrupsionin dhe menaxhimin e shëndoshë financiar”, thuhet në deklaratën e komisionit Europian.

SHARE