VETERANËT E UÇK-së DHE QEVERIA PA DARKORDIM PËR NGRITJEN E PENSIONEVE

Përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) dhe Qeveria e Kosovës nuk janë darkorduar lidhur me pensionet për veteranët. Përfaqësuesit e OVL UÇK-së u takuan të premten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me ministrin e Financave, Hekuran Murati. “Me kryeministrin nuk u darkorduam pasi ne kërkuam që të kthehet pika 3.1, që kjo Qeveri me Kuvendin e Kosovës e kanë ndryshuar, që me atë pikë e kanë larguar benificionin e veteranit të luftës që është me ligj që nuk mund të jetë më pak se paga minimale”, tha pas takimit, Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL të UÇK-së. Ndërkaq, Qeveria e Kosovës, përmes një deklarate tha në këtë takim është diskutuar edhe për çështjen e pastrimit të listave të veteranëve. “U ritheksua përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve të UÇK-së”, u tha në njoftim.

SHARE