QEVERIA ËSHTË E GATSHME PËR NJË PROCES NEGOCIMI MË INTENSIV

Duke pranuar metodologjinë e re të pranimit në Bashkimin Evropian, Qeveria e Malit të Zi ka treguar gatishmërinë për intensifikimin e procesit, ajo u vlerësua në mbledhjen e Grupit Negociator.  Seanca e 23-të e Grupit Negociator, e kryesuar nga kryenegociatori Aleksandar Drleviq, u mbajt sot në Zyrën për Integrime Evropiane, njoftuan nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi. “Anëtarët e Grupit Negociator diskutuan për metodologjinë e re, Dokumentin Jozyrtar të Punës për situatën në kapitujt 23 dhe 24, si dhe mbështetjen për Malin e Zi nga fondet e BE-së gjatë epidemisë së virusit korona”, thuhet në deklaratë. Anëtarët e Grupit Negociator vlerësuan se non-paper i dha vlerë shtesë procesit, duke marrë parasysh që dokumenti tregoi se ka përparim në fushat kryesore nga të cilat varet përparimi në negociata. “Ne besojmë se përparimi në fushën e sundimit të ligjit, i përmendur në Non-Paper, do të jetë një nxitje për vendet anëtare që të japin dritën jeshile për hapjen e afërt të Kapitullit 8, në mënyrë që të futen në një fazë më të kërkuar të procesit”, shtoi kryenegociatori. Ai gjithashtu iu referua mbështetjes për Malin e Zi nga fondet e BE-së gjatë krizës epidemike, duke vlerësuar se BE-ja edhe një herë ka treguar përkushtimin e saj për këtë rajon, si dhe se është partneri ynë i besueshëm.

SHARE