Irani ka rihapur Ngushticën e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, deri në përfundim të armëpushimit javën e ardhshme.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili theksoi se vendimi është në përputhje me armëpushimin e shpallur në Liban.
Poashtu edhe presidenti Trump ka reaguar menjëherë në Social Truth duke e falenderuar Iranin: “Irani sapo ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur dhe gati për kalim të plotë. Faleminderit!”, ka shkruar Trump.









