Albina Kelmendi vjen me këngën e re “Emri im”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka prezantuar së fundmi këngën e re.

Ajo solli projektin e radhës të titulluar “Emri im” që vjen për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Teksti është shkruar nga këngëtari Arian Agushi, kurse për ‘beat’-in u përkujdes Enis Mullaj.

Ky i fundit u kujdes edhe për producimin, gjersa kishte edhe instrumente si: kitarë dhe çifteli.

Videoja ndërkohë iu besua Publico dhe tani ndodhet në kanalin YouTube të artistes pejane.

Albina në vitin e kaluar ka qenë një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.

Kjo pasi u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2023”. /Telegrafi/

SHARE