PUBLIKOHET THIRRJA PUBLIKE PËR REHABILITIMIN PAS COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur thirrjen publike për Programin për Mbështetjen e Qytetarëve për rehabilitimin pas COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ftesa është publikuar pasi Qeveria e Malit të Zi në seancën e 10 shkurtit 2022 miratoi informacionin për Programin për Mbështetjen e Qytetarëve. Me këtë informacion, pacientëve të cilët kishin gjendje të rëndë të shkaktuar nga virusi Covid-19, pas shtrimit në spital, u është mundësuar shërimi në Institutin “Dr Simo Millosheviq” në Igallo. Ministria e Shëndetësisë ka shpallur sot një thirrje publike ku përcaktohen kushtet dhe kriteret për realizimin e kësaj të drejte.

SHARE