Në krye të ekipit të ekspertëve të Këshillit Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit në nivel të lartë do të jetë Drejtoresha e Rrjetit për Afirmimin e Sektorit Jo-Qeveritar (MANS) Vanja Qalloviq Markoviq. Siç u njoftua nga Qeveria, sot u mbajt seanca konstituive e Këshillit Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit, e cila u kryesua nga Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Këshilli gjithashtu miratoi Rregulloren e Procedurës së Këshillit. “Të gjithë anëtarët e Këshillit kanë hequr dorë vullnetarisht nga tarifat për pjesëmarrje në punën e Këshillit,” njoftoi Qeveria. Këshilli ndau përgjegjësitë e para dhe diskutoi Programin e Punës që do të miratohet në seancën e ardhshme, ndërsa Qalloviq Markoviq prezantoi skemën e punës së ekipit të ekspertëve. “Këshilli gjithashtu ka ndërmarrë aktivitete konkrete në seancën konstituive në lidhje me çështje të shumta që do të trajtohen intensivisht në periudhën e ardhshme,” thuhet në deklaratën e Qeverisë.