RUSIA NIS SULME TË REJA VDEKJEPRURËSE NË TË GJITHË UKRAINËN, 3 VIKTIMA

Cars burn after Russian military strike, as Russia's invasion of Ukraine continues, in central Kyiv, Ukraine October 10, 2022. REUTERS/Gleb Garanich

Forcat ruse kanë lëshuar 60 raketa dhe kryen sulme me dronë në të gjithë Ukrainën të premten, duke goditur më së shumti kryeqytetin Kiev. Tre persona janë konfirmuar deri më tani të pajetë nga sulmet. Goditjet e rusëve janë intensifikuar këtë javë pasi Rusia duket se  synon infrastrukturën civile të Ukrainës. Një këshilltar nga  presidencia tha se ndërprerjet emergjente të energjisë elektrike po ndodhin në të gjithë vendin. Zyrtarët e Kievit thanë se rreth 40 raketa ishin lëshuar vetëm në kryeqytet – një nga breshëritë më të mëdha që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt. 37 u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, sipas tyre. Sulmet ndërprenë energjinë në të gjithë qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, si dhe në rajonin Sumy afër kufirit verior me Rusinë dhe në qytetet qendrore të Poltava dhe Kremenchuk. Kryetari i bashkisë së Kharkiv foli për “shkatërrim kolosal të infrastrukturës”. Këshilltari i ministrisë së mbrojtjes Yuriy Sak tha për BBC se shërbimet e urgjencës po punonin për të rivendosur furnizimet, por situata ishte “ende e vështirë”.

SHARE