Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ia ka dërguar Kuvendit të Komunës së Tuzit, propozimin mbi shfuqizimin e Vendimit mbi Sjelljen e Projektit Urbanistik „Deponia sanitare me qendër për riciklim“ në Podgoricë.
„Arsyet e sjelljes së këtij vendimi mbështeten në nevojën për të mbrojtur interesat e popullsisë vendase si dhe për të parandaluar shkatërrimin e zonës që përfshin projektin urbanistik në fjal,“ thuhet në njoftim.
Çështja do të diskutohet në seancë e radhës së Kuvendit të Komunës së Tuzit.